Ndërlidhjet

Policia e Kosovës konfirmon se shtetasit turq nuk janë në Kosovë


Familjarët duke pritur të premten në orët e vona të mbrëmjes para aeroportit ndërkombëtar në Prishtinë

Famiiljarë të gjashtë shtetasve turq, të arrestuar të enjten nga Kosovë, kanë pritur me orë të tëra të premten në mbrëmje para aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës 'Adem Jashari', pas njoftimeve të pakonfirmuara se disa nga të arrestuarit 'nuk janë deportuar fare në Turqi' dhe se gjenden në ndërtesën e vjetër të aeroportit.

Ndërtesa e vjetër e aeroportit gjendet fare pranë objektit të ri, menaxhimin e të cilit e bën konsorciumi turko-francez, Limak-Aeroport de Lyon që nga viti 2010.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate dërguar Radios Evropa e Lirë, thotë se "qytetarët turq, të cilëve u është revokuar leja e qëndrimit në Kosovë, janë larguar me aeroplan nga Aeroporti i Prishtinës në ora 11:05 minuta të datës 29.03.2018".

Autoritetet në Kosovë arrestuan të enjten gjashtë shtetas turq, pesë nga ta punonjës të Institucionit Arsimor Gylistan, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje grusht shteti në Turqi, dy vjet më parë, si dhe një mjek turk në Kosovë.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kanë theksuar se nuk kanë pasur informacione për aksionin e institucioneve të sigurisë për arrestimin dhe dëbimin e qytetarëve turq.

Haradinaj, të premten, ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi.

XS
SM
MD
LG