Ndërlidhjet

Rusia arreston një miliarder, dyshohet për keqpërdorim të fondeve


Ziyavudin Magomedov
Ziyavudin Magomedov

Autoritetet ruse thonë se një biznesmen miliarder dhe bashkëpuntorët e tij janë arrestuar nën dyshimin se kanë keqpërdorur një shumë të madhe të fondeve shtetërore.

Ministria e Brendshem ka njoftuar se Ziyavudin Magomedov, bashkëronar i grupit investues rus Summa, është arrestuar së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij, njëri prej të cilëve është edhe vëllai i tij, Magomed Magomedov.

Të arrestuarit akuzohen për vjedhjen e rreth 2 milionë dollarëve, ka thënë Ministria. Për këtë akuzë janë të dyshuar 12 persona.

Ministria e Brendshme ka njoftuar po për këtë ka hapur rast kriminal për mashtrim, pastrim parash dhe përfshirje në organizatë kriminale.

Sipas revistës Forbes, Ziyabudin Magomedov ka pasuri në vlerë prej 1.25 miliard dollarësh.

Ndërkaq, Departamenti amerikan i Thesarit në janar e ka listuar atë në mesin e 96 “oligarkëve” që janë të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG