Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

SHBA-ja dhe Koreja e Jugut nisin ushtrimet e përbashkëta ushtarake


Foto nga arkivi

Ushtria e Shteteve të Bashkuara dhe e Koresë së Jugut kanë nisur ushtrimet e tyre vjetore.

Ushtrimet do të zgjasin për katër javë. Aty do të përfshihen ushtrime në terren, ajër, det dhe operacione të forcave speciale.

Një zëdhënës i Pentagonit ka thënë se në këto ushtrime do të marrin pjesë 23,700 trupa amerikane dhe 300 mijë forca të Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut në të kaluarën i ka parë si përgatitje për pushtim ushtrimet ushtarake të Koresë së Jugut dhe të SHBA-së, por këtë herë Phenjani nuk ka bërë komente të tilla.

Lideri verikorean Kim Jong Un, gjatë një vizite në mars, i ka thënë delegacionit jugkorean se ai “e kupton” situatën, kanë thënë zyrtarët në Korenë e Jugut.

Një samit në mes të Kim dhe presidentit amerikan Donald Trump pritet të ndodhë në fund të majit, ku do të tentohet që të zgjidhen mosmarrëveshjet sa i përket programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Phenjani dhe Seuli parashihet që të mbajnë një samit më 27 prill, e para në më shumë se një dekadë.

XS
SM
MD
LG