Ndërlidhjet

Putini këtë javë viziton Turqinë


Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan. Foto nga arkivi

Presidenti rus, Vladimir Putin do të qëndrojë në një vizitë dyditore në Turqi gjatë kësaj jave, ku do të bisedojë me homologët e tij turq dhe iranianë.

Putin do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan më 3 prill në Ankara, në kuadër të takimit të Këshillit për bashkëpunim të lartë Turqi-Rusi.

Kremlini ka njoftuar se bashkëpunimi dypalësh në tregti dhe sferat ekonomike, do të diskutohet gjatë këtij takimi. Po ashtu, do të diskutohet për zbatimin e “projekteve të përbashkëta strategjike, veçanërisht ato të sektorit të energjisë”.

Putin dhe Erdogan pritet të lansojnë njësinë e parë të stacionit bërthamor turk, Akkuyu.

Në prill të vititt 2015, korporata shtetërore ruse për energji bërthamore, Rosatom, ka nisur ndërtimin e katër njësive bërthamore që kap vlerën prej 20 miliardë dollarësh.

Kremlini ka njoftuar se Putini dhe Erdogani po ashtu pritet të flasin për “çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe situatën në Siri”, para takimit tripalësh me presidentin iranian, Hassan Rohani, që do të mbahet në Ankara më 4 pril.

Rusia, Turqia dhe Irani janë të përfshira në konfliktin në Siri dhe sponsorizojnë bisedimet e paqes që zhvillohen në Astana të Kazakistanit.

XS
SM
MD
LG