Ndërlidhjet

Rusia e “zemëruar” me Çekinë pas ekstradimit të hakerit rus në SHBA


Hakeri rus, Yevgeny Nikulin

Rusia thotë se vendimi i Çekisë për të ekstraduar në SHBA hakerin rus, ka për qëllim që të “minojë” raportet në mes të Moskës dhe Pragës.

Ministria e Jashtme ruse përmes një deklarate ka thënë se është e “zemëruar” me vendimin për ekstradimin e Yevgeny Nikulin, i cili dyshohet se ka vjedhur të dhëna dhe ka qenë i kërkuar edhe nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Rusia e ka përshkruar ekstradimin e tij si “hap i motivuar politikisht që ka për qëllim që të minojë bashkëpunimin konstruktiv të dy vendeve”, duke shtuar se Moska do të ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” për të mbojtur Nikulinin.

Nikulin është deklaruar i pafajshëm në një gjykatë në San Francisko të SHBA-së në akuzat për krime kibernetike. Ai akuzohet për vjedhje të identitetit.

Mnistri i Drejtësisë së Çekisë, Robert Pelikan ka marrë vendimin që ta ekstradojë për në Shtetet e Bashkuara hakerin rus, pasi gjykata më e lartë në Çeki ka refuzuar kërkesën për ekstradim në Rusi.

Nikulin, 29-vjeç, akuzohet nga SHBA-ja se ka kryer sulme kibernetike ndaj kompanive LinkedIn dhe Dropbox, gjatë viteve 2012 dhe 2013. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me 30 vjet burgim.

XS
SM
MD
LG