Ndërlidhjet

Kremlini: Arrestimi i miliarderit rus nuk është i motivuar politikisht


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Kremlini ka thënë se arrestimi i biznesmenit miliarder dhe vëllait të tij janë pjesë e një përpjekjeje të Qeverisë për të luftuar korrupsionin, duke hedhur poshtë akuzat se ky rast është i motivuar politikisht.

Ziyavudin Magomedov, kompania ndërtimore e të cilit është e përfshirë në ndërtimin e stadiumeve për Kupën e Botës, ka qenë cak i prokurorëve për vite me radhë.

Një gjykatë në Moskë më 31 mars ka udhëruar që Magomedov dhe vëllai i tij Magomed, të arrestohen nën akuzat se kanë keqpërdorur miliarda nga fondet shtetërore. Edhe një person tjetër, Artur Maksidov, që ka lidhje me kompaninë ndërtuese të Magomedov, është arrestuar po ashtu.

Që të tretë do të qëndrojnë në paraburgim për dy muaj.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka insistuar se hetimi për këtë rast ka treguar përpjekjet e “fuqishme të Rusisë” për të monitoruar fondet shtetërore.

Peskov ka refuzuar që të komentojë mbi raportimet se këto arrestime janë pjesë e luftës për pushtet, teksa Putin hyn në mandatin e katërt presidencial.

Magomedov, që besohet se bën pjesë në rrethin e ngushtë të kryeministrit rus, Dmitry Medvedev, është bashëpronar i kompanisë të investimeve Summa dhe është njëri prej njerëzve më të pasur në Rusi.

Revista Forbes ka vlerësuar se pasuria e tij është 1.25 miliard dollarë.

XS
SM
MD
LG