Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Lavrov mirëpret zotimin e Trumpit se do të tërhiqet nga Siria


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se e mirëpret zotimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të tërhequr trupat amerikane nga Siria "shumë shpejt", tani që grupi militant Shtetit Islamik është mundur.

"Deklarata e Trumpit, javën e kaluar, tregon se ai mbetet i përkushtuar ndaj premtimeve të mëparshme, se SHBA do të largohet nga Siria pas fitores ndaj Shtetit Islamik", tha Lavrov.

Rusia dhe presidenti sirian, Bashar al-Assad, për muaj të tërë i kanë bërë thirrje SHBA-së që t'i tërheqë rreth 2,000 trupat e saj nga Siria, duke thënë se prania e tyre atje është shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Assad shpesh ka thënë se ai nuk i ka ftuar trupat amerikane që t'i bashkohen luftës në vendin e tij, ashtu siç ka bërë me forcat ruse në vitin 2015.

Lufta civile në Siri ka nisur qysh në vitin 2011. Mbi 370,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

XS
SM
MD
LG