Ndërlidhjet

OKB "ndëshkon" një anije verikoreane pas shkeljes së sanksioneve


Anije verikoreane, ilustrim.

Kombet e Bashkuara kanë shtuar në listën e zezë një anije verikoreane e cila ka pranuar karburante gjatë një transferi në mujin tetor, veprim që përbën shkelje të sanksioneve amerikane.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar në muajin dhjetor se anijet transportuese ruse kanë dërguar karburante në Korenë Veriore.

Burimet evropiane të sigurisë i kanë thënë Reutersit se anija ruse ka kryer transfere në një anije tjetër me flamur verikoren në det të hapur në tetorin e vitit të kaluar.

“Një anije me flamur të Koresë Veriore ka kryer transfer nga anija në anije në gjysmën e muajin tetor të vitit të kaluar, duke pranuar një sasi të madhe të karburanteve”, ka thënë OKB-ja.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shtuar në listë të zezë një varg anijesh dhe kompanish transportuese për shkak të lidhjeve me Korenë Veriore.

Ky hap i OKB-së ka ardhur në kohën kur lideri i Phenjanit, Kim Jong Un planifikon të takohet me homologët jugkoreanë dhe ata amerikanë.

XS
SM
MD
LG