Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Trump do të vendosë shumë shpejt nëse do të largojë trupat nga Siria


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dëshiron që “shumë shpejt” të marrë vendim, nëse do të tërheqë trupat amerikane nga Siria, tani kur ata pothuajse kanë kryer misionin e tyre primar për të mposhtur grupin militant, Shteti Islamik.

“Sa i përket Sirisë, misioni ynë primar ka qenë të largonim IS-in”, ka thënë Trump gjatë një konference të përbashkët për media me presidentët e tri shteteve të Baltikut.

“Këtë detyrë e kemi përmbushur dhe do të marrin vedim shumë shpejt, në koordinim me të tjerët për atë se çfarë do të bëjmë”.

Misioni “është shumë i kushtueshëm për vendim tonë dhe u ndihmon më shumë vendeve tjera sesa ne”, ka thënë Trump.

“Dua që të largohemi. Dua t’i sjell trupat në shtëpi. Dua të filloj të rindërtoj shtetin tonë”, ka thënë Trump, gjatë konferencës me presidentët e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

Presidenti Trump ka thënë se shtetet Baltike janë partnerë të SHBA-së në koalicionin kundër IS-it në Irak dhe Siri dhe ka shtuar se “ne nuk do të ndalemi derisa IS të largohet”.

Vendimi i Trumpit për t’u tërhequr nga Siria është në kundërshtim me pikëpamjet e disa prej këshilltarëve të tij, të cilët kanë folur më 3 prill dhe kanë thënë se SHBA duhet të qëndrojë në Irak dhe Siri që ta mposhtë IS-in, grup i cili më parë kishte nën kontroll territore të mëdha në këto dy shtete.

SHBA ka dërguar rreth dy mijë trupa në Siri, përfshirë edhe forcat për operacione speciale, të cilët këshillojnë dhe ndihmojnë Fordat Demokratike Siriane, për të rimarrë territorin nga IS-i.

XS
SM
MD
LG