Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Ndjekësi i IS-it del në gjyq për komplot terrorist


Një i ri në Austri po përballet me akuza për tentim-vrasje dhe terrorizëm, pasi dyshohet se ka shtyrë një djalë 12-vjeç që të kryejë një sulm terrorist në një treg Krishlindjesh në Gjermani. Gjyqi ndaj tij nis sot në një gjykatë në Vjenë.

Sipas padisë, 19-vjeçari ishte simpatizues i grupit militant, Shteti Islamik. Ai kishte furnizuar një djalë të vogël gjerman, me manuele për ndërtimin e bombave dhe e ka udhëzuar atë që të sulmojë një treg në Ludvingshafen në dhjetor të vitit 2016.

Pas komunikimit intensiv në rrjetet sociale në mes të këtyre dyve, djaloshi gjerman kishte arritur që të ndërtojë një rrip me eksplozivë, por nuk ka arritur që ta detonojë atë.

I akuzuari gjithashtu dyshohet se ka tentuar që ta bind një vajzë 17-vjeçe që të kryejë një sulm vetëvrasës së bashku me të, në bazën e forcave ajrore amerikane në Ramstein të Gjermanisë. I akuzuari dhe vajza ishin martuar, sipas ligjit islam.

I akuzuari është deklaruar se është ndjekës i IS-it dhe po ashtu ka pranuar se i ka thënë djalit gjerman 12-vjeçar që të kryejë sulm, por ka mohuar se ka pasur dijeni se cak i këtij sulmi do të ishte një treg Krishtlinjes.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri më 15 vjet burgim.

XS
SM
MD
LG