Ndërlidhjet

Kabul: Nga shpërthimi i një bombe janë plagosur ushtarë afganë


Kabul. 4 prill, 2018
Kabul. 4 prill, 2018

Tre persona janë plagosur pas shpërthimit të një bombe në kryeqytetin afgan, kanë njoftuar zyrtarët.

Zëdhënësi i policisë në Kabul, Hashmat Stanekzai ka thënë për Radion Evropa e Lirë se dy ushtarë janë në mesin e të plagosurve. Shpërthimi ka ndodhur afër ndërtesës së Ministrisë së Brendshme.

Stanekzai ka thënë se një bombë përgjatë rrugës ka shpërthyer.

Por, disa media kanë raportuar, duke cituar zyrtarë të sigurisë të kenë thënë se shpërthimi ka ndodhur pasi një bombë magnetike është vendosur në një veturë të forcave të sigurisë afgane.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG