Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Papunësia në Eurozonë ra në 8.5 përqind në shkurt


Frankfurt, Gjermani

Papunësia në Eurozonë ka rënë në 8.5 përqind në shkurt, krahasuar me 8.6 përqind në muajin paraprak, bëri të ditur Agjencia për Statistika e Bashkimit Evropian - Eurostat.

Sipas saj, shifra e shkurtit tregon nivelin më të ulët të papunësisë në zonën prej 19 vendesh qysh në dhjetor të vitit 2008.

Papunësia në Bashkimin Evropian si tërësi ka qenë 7.1 përqind në shkurt, krahasuar me 7.2 përqind në janar.

Shifra e shkurtit, gjithnjë sipas Eurostat-it, është më e ulëta qysh në shtator të vitit 2008.

Vendet me normat më të ulëta të papunësisë janë Çekia, Gjermania dhe Malta.

Normat më të larta janë në Greqi dhe Spanjë.

XS
SM
MD
LG