Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Rriten tensionet tregtare midis SHBA-së dhe Kinës


Ilustrim

Tensionet tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur, pasi Pekini u është përgjigjur planeve të SHBA-së për të vënë taksa të reja mbi qindra importe kineze.

Kina tha se do të vë tarifa tregtare prej 25% mbi 106 mallra amerikane, përfshirë makinat, sojën dhe lëngun e portokallit.

Masat dhe kundërmasat vijnë pasi Uashingtoni ka dhënë detaje për rreth 1,300 prodhime kineze që synon t'i godasë me tarifa, po ashtu 25%.

Mallrat që do të tatojë SHBA-ja, përfshijnë televizorët dhe motoçikletat kineze.

SHBA ka thënë se masat e saj janë përgjigje ndaj praktikave të padrejta tregtare të Kinës.

Tregjet e aksioneve në Evropë kanë rënë, pasi investitorët janë shqetësuar nga shpejtësia e reagimit të Kinës.

XS
SM
MD
LG