Ndërlidhjet

Zjarr edhe në një qendër tregtare të Rusisë


Moskë, 4 prill, 2018.
Moskë, 4 prill, 2018.

Mbi 100 njerëz janë evakuuar nga një qendër tregtare në Moskë, pas shpërthimit të zjarrit në një zonë magazinimi në një kat të sipërm, raportojnë mediat ruse.

Agjencia e lajmeve TASS, duke cituar personelin mjekësor, tha se një person ka humbur jetën nga zjarri në qendrën tregtare "Persei Dlya Detei".

Zjarrfikësit janë vënë në kërkim të njerëzve brenda objektit që ndodhet në lindje të Moskës, por nuk është e qartë nëse ka mbetur dikush brenda.

Muajin e kaluar, zjarri në një qendër tregtare në qytetin Kemerovo të Siberisë ka lënë të vdekur 64 njerëz, në mesin e tyre 41 fëmijë, dhe ka rritur shqetësimet për sigurinë në ndërtesa të tilla.

Hetuesit kanë thënë se në qendrën tregtare në Kemerovo, daljet emergjente kanë qenë të bllokuara, ndërsa sistemi i alarmit të zjarrit ka qenë jashtë funksionimit.

XS
SM
MD
LG