Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Rasti Skripal: Britania nuk e pranon përfshirjen e Rusisë në hetime


Sergei Skripal - foto arkivi

Mbretëria e Bashkuar e ka përshkruar si "të çoroditur" propozimin rus për një hetim të përbashkët të helmimit të një ish-spiuni rus dhe vajzës së tij, muajin e kaluar në Sallsbëri të Anglisë.

Komentet vijnë nga ekipi britanik që ndoqi një takim emergjent të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, në lidhje me këtë çështje.

Rusia, e cila ka thirrur takimin në Hagë, dëshiron që Britania t'i ndajë provat.

Britania thotë se Rusia, pothuajse me siguri, duhet fajësuar për sulmin kundër Sergei Skripalit dhe vajzës së tij, Yulia, por Moska e mohon përfshirjen.

Qeveria britanike thotë se agjenti nervor Noviçok, prodhim rus, është përdorur në sulmin e 4 marsit.

Incidenti ka shkaktuar krizë diplomatike - shtetet perëndimore dhe Rusia i kanë dëbuar njëra-tjetrës dhjetëra diplomatë.

XS
SM
MD
LG