Ndërlidhjet

Zuckerberg do të dëshmojë para komitetit amerikan


Mark Zuckerberg.
Mark Zuckerberg.

Shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg do të dëshmojë para Komitetit të Senatit për Tregti, lidhur me përdorimin e të dhënave të përdoruesve nga kompania e tij.

Facebook është përballur me kriticizëm pasi është bërë e ditur se kompania ka pasur njohuri se Cambridge Analytica ka përdorur të dhënat e më se 50 milionë përdoruesve të rrjetit social Facebook.

Ai do të dëshmojë para komitetit më 11 prill.

Udhëheqësi i komitetit, Greg Walden dhe anëtari Frank Pallone kanë mirëpritur vendimin e Zuckerbergut.

“Kjo seancë dëgjimore do të jetë mundësi e rëndësishme për të zbardhur çështjen e të dhënave private dhe t’iu ndihmojë amerikanëve që të kuptojnë më mirë çfarë ndodhë me informatat e tyre online”, kanë vlerësuar anëtarët e komitetit.

Cambridge Analytica është firmë politike konsulente e cila ka punuar në fushatën e presidentit amerikan, Donald Trump.

XS
SM
MD
LG