Ndërlidhjet

Reporterët pa Kufij: Rusia i injoron lajmet e këqija


Kemerovo, Rusi
Kemerovo, Rusi

Reporterët pa Kufij e dënuan "trendin në rritje" të kanaleve televizive ruse që i zhvlerësojnë ose injorojnë lajmet e këqija.

Zjarri vdekjeprurës në një qendër tregtare në qytetin Kemerovo të Siberisë, më 25 mars, "ka kaluar pa u mbuluar për gjysmë dite, ndërsa ngjarje të tjera dramatike në muajt e fundit janë zhvlerësuar", tha organizata me seli në Paris.

Aktivitetet e presidentit rus, Vladimir Putin, ndërkaq, "kanë pasur mbulim sistematik", thanë Reporterët pa Kufij.

Ata u bënë thirrje autoriteteve ruse që të garantojnë mosndërhyrjen e shtetit në politikat editoriale të mediave.

Zjarri në Kemerovo ka lënë 64 njerëz të vrarë, përfshirë dhjetëra fëmijë.

Tre rrjetet kryesore televizive "nuk kanë raportuar për të deri në lajmet e mbrëmjes dhe atëherë e kanë përmendur shkurtimisht, pas raporteve të gjata për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të javës paraprake", thanë Reporterët pa Kufij.

XS
SM
MD
LG