Ndërlidhjet

Organizata bamirëse gjermane rihapet edhe për të huaj


Ilustrim

Një organizatë ushqimore në Gjermaninë perëndimore tha se do t'iu mundësojë sërish të huajve të regjistrohen për ushqim falas, duke ndryshuar kështu një vendim të mëhershëm që ka nxitur polemika.

Organizata Essener Tafel tha se kufizimi ka qenë i përkohshëm dhe i nevojshëm për shkak të përqindjes së lartë të të huajve që janë shërbyer.

Ajo tha se tani do të përqendrohet në prindër të vetëm, familje me fëmijë dhe të moshuar, pavarësisht kombësisë së tyre.

Essener Tafel thotë se ndihmon rreth 16,000 njerëz në qytetin Esen.

Në janar, ajo ka thënë se vetëm qytetarët që posedojnë pasaporta gjermane do të lejohen të aplikojnë për karta të reja anëtarësimi.

Sipas organizatës, kufizimi ka qenë i nevojshëm sepse 75% e atyre që kanë marrë ushqim, kanë qenë të huaj dhe se shumë gra të moshuara dhe nëna të vetme kanë ndaluar të shkojnë të shërbehen.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka kritikuar vendimin, duke thënë se shërbimet nuk duhet të realizohen "në bazë të kategorizimeve të tilla".

XS
SM
MD
LG