Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Kremlini thotë se Facebook po bën censurë


Ilustrim

Kremlini tha se heqja nga Facebook-u e llogarive të kontrolluara nga mediat ruse, është një hap armiqësor që "mban erë" të censurës.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, i bëri këto komente të enjten, pak ditë pasi Facebook ka njoftuar se ka fshirë dhjetëra faqe të lidhura me Rusinë, e cila akuzohet për shfrytëzimin e medias sociale për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

I pyetur nga gazetarët nëse ky veprim është manifestim i armiqësive dhe i censurës, Peskov tha: "Po, është".

Më 3 prill, gjiganti social ka thënë se ka fshirë 70 llogari dhe 138 faqe në Facebook, si dhe 65 llogari në Instagram - 95 përqind e të cilave kanë qenë në gjuhën ruse.

Po sipas tij, llogaritë dhe faqet e fshira kanë pasur një milion ndjekës në Facebook dhe 500,000 në Instagram - shumica e tyre në Rusi, Ukrainë, Azebajxhan dhe Uzbekistan.

Rusia ka mohuar se ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA.

XS
SM
MD
LG