Ndërlidhjet

Palmer e Vuçiq i japin mbështetje dialogut Prishtinë-Beograd


Ilustrim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ushtruesi i detyrës së zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, ranë dakord se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës ka rëndësi të madhe, jo vetëm për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por edhe për qëndrueshmërinë rajonale.

Kështu u njoftua nga kabineti i Vuçiqit, pas takimit të tij në Beograd me zyrtarin amerikan.

Në deklaratën për media thuhet se Vuçiq dhe Palmer janë pajtuar se tani është një periudhë e rëndësishme për zhvillimin e ardhshëm të Serbisë, sidomos kur bëhet fjalë për përpjekjet e saj për t'u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Palmer premtoi mbështetje të vazhdueshme për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës "në secilën mënyrë që pjesëmarrësit në dialog e shohin të dobishme", thuhet në deklaratë.

Po sipas saj, Vuçiq dhe Palmer kanë thënë se bisedimet dhe zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura janë vendimtare për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

XS
SM
MD
LG