Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Ish-lideri i Katalonjës lirohet me kusht


Ish-lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont.

Një gjykatë gjermane hodhi poshtë "rebelimin" si arsye për të ekstraduar ish-liderin e Katalonjës, Carles Puigdemont, dhe urdhëroi lirimin e tij me kusht.

Gjykata në qytetin Shlesvih-Hollshtajn tha se ai ende mund të përballet me akuzat për korrupsion në Spanjë dhe se ka pezulluar ekstradimin e tij, por nuk e ka përjashtuar atë.

Puigdemont është arrestuar në Gjermani muajin e kaluar, pasi Spanja ka lësuar urdhërarrest evropian për të.

Spanja i ka akuzuar separatistët katalanas për referendumin për pavarësi, të mbajtur në tetor.

XS
SM
MD
LG