Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do qëndrojë të shtunën në veri të Kosovës, ku do të marrë pjesë në liturgjinë e mesnatës me rastin e Pashkëve Ortodokse, në Manastirin e Banjskës.
Këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se Gjuriqit i është lejuar vizita me rastin e Pashkëve.
Kjo do të jetë shkuarja e parë e Gjuriqit në Kosovë pas 26 marsit, kur Njësia e Policisë Speciale të Kosovës në Mitrovicën e Veriut e ka ndaluar dhe më pas dëbuar në Serbi për qëndrim të paligjshëm në Kosovë.