Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Facebook ndryshon rregullat për reklamat politike


Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg

Facebook ka njoftuar se për reklama politike në këtë rrjet social, do të verifikojë identitetin e reklamuesit, një përpjekje kjo për të frenuar ndërhyrjen nga jashtë në zgjedhjet në mbarë botën.

Ky ndryshim është hartuar për të penguar ndërhyrjen në zgjedhje, e tillë si në SHBA, ku autoritetet amerikane kanë akuzuar Rusinë se ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale, ka njoftuar shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

“Ndërhyrja në zgjedhje është një problem që është më i madh se çdo platformë”, ka thënë Zuckerberg në një postim, duke ofruar mbështetjen e tij për një legjislacion të prezantuar në Konregesin amerikan, që kërkon që të gjitha rrjetet sociale të identifikojnë se kush qëndron prapa reklamave politike.

Facebook ka zbuluar në muajin shtator se rusët kanë përdorur emra të rremë në rrjetin social dhe janë munduar që të ndikojnë te votuesit amerikanë para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2016.

XS
SM
MD
LG