Ndërlidhjet

Kanada: Aksidentohet autobusi i një ekipi të hokejit në akull, 14 të vdekur


Ilustrim

Policia në Kanada ka konfirmuar se 14 persona kanë humbur jetën kur një kamion dhe një autobus që barte një ekip të juniorëve të hokejt në akull, janë përplasur.

Ekipi i Humboldt Broncos po udhëtonin në autostradën në veri të Tusdale, kur ka ndodhur aksidenti.

Policia ka njoftuar se 28 persona, përfshirë edhe shoferin, kanë qenë në autobus kur ka ndodhur aksidenti, ndërkaq 14 prej tyre kanë humbur jetën.

Ndërkaq, personat e tjerë të përfshirë në aksident janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, në një postim në rrjetin social Twitter ka shkruar se “nuk mund ta imagjinojë se nëpër çfarë situate janë duke kaluar prindërit” e fëmijëve të përfshirë në aksident.

Ekipi Humboldt Broncos kishte lojëtar në moshat ndërkjet 16 dhe 21 vjeç.

XS
SM
MD
LG