Ndërlidhjet

Gjermani: Disa të vrarë pasi një makinë godet turmën


Gjermani, 7 prill, 2018.

Të paktën tre persona janë vrarë, pasi një furgon ka goditur turmën në qytetin perëndimor, Muenster të Gjermanisë, ka njoftuar Ministria e Brendshme.

Zëdhënësi i Policisë, Andreas Bode u ka thënë gazetarëve se shoferi i makinës e ka vrarë vetes, pas përplasjes me turmën.

Ai ka thënë se ende nuk dihet identiteti i të dyshuarit dhe ka shtuar se është ende herët të spekuluar për motivin e këtij sulmi.

“I dyshuari ka goditur me makinën e tij disa terrasa të kafeneve dhe restauranteve që gjenden në sheshin në qendër të meunster”, ka thënë Bode.

Policia ka thënë se disa objekte të dyshimta janë gjetur në furgon, por ende janë duke i ekzaminuar për të parë nëse këto objekte janë të rrezikshme.

Gjermani:Makina godet turmën
Ju lutem të prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:23 0:00

Policia lokale ka shkruar në Twitter se zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit, në mënyrë që makinat dhe ekipet e emergjencës të mund t’iu dalin në ndihmë të lënduarve.

Sipas edicionit online të revistës Spiegel, autoritetet gjermane “dyshojnë” se ky incident është sulm, por autoritetet ende nuk kanë konfirmuar një gjë të tillë.

E përditshme gjermane, Sueddeutsche Zeitung, transmetuesi publik gjerman, ZDF dhe agjencia DPA, kanë raportuar se shoferi i furgonit është me kombësi gjermane. Mediat gjermane raportojnë se ai ka pasur probleme psikologjike dhe se ky incident nuk ka motive terroriste. Këto media kanë thënë se shoferi, i cili ka vrarë më pas vetën, ka qenë rreth 40 vjeç.

Sipas gazetës Sueddeutsche Zeitung, banesa e të dyshuarit është kontrolluar për të parë nëse ka eksploziv të mundshëm.

Ulrike Demmer, zëdhënse e kancelares, Angela Merkel ka thënë se “medimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”.

Demmer ka shkruar në Twitter se ky është “një lajm i tmerrshëm”.

XS
SM
MD
LG