Ndërlidhjet

Policia gjermane po heton mbi motivet e sulmit në Meunster


Muenster, Gjermani. 7 prill, 2018

Hetuesit gjermanë janë duke punuar për të kuptuar motivet e personit që goditi me makinën e tij turmën e njerëzve në qytetin Muenster. Nga ky incident u vranë dy persona dhe më pas i dyshuari vrau edhe vetën.

Autoritetet gjermane kanë thënë se viktimat janë një grua 51-vjeçare nga Lueneburg dhe një burrë 65-vjeç nga Borken, që gjendet afër Meunster, transmeton Reuters.

“Sipas të dhënave të deritashme, shoferi ka qenë një 48-vjeçar nga Mynihu”, ka thënë prokurori publik, Martin Botzenhardt përmes një deklarate.

“Deri më tani nuk ka indikacione për një prapavijë kriminale pas kësaj ngjarjeje”, është thënë deklaratë.

Policia ka thënë se i dyshuari ka qëlluar vetën me armë, pasi ka goditur me makinën e tij zonën ku gjendeshin restaurante.

E përditshmja gjermane Frankurter Allgemeine Zeitung ka thënë se i dyshuari është Jens R., 48-vjeç.

Gjermani:Makina godet turmën
Ju lutem të prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:23 0:00

Ndërkaq, transmetuesi publik gjerman, ZDF ka raportuar se policia ka kontrolluar apartamentin e të dyshuarit dhe ka gjetur se ai ka pasur lidhje me ekstremistët e të djathtës ekstreme.

Ndërkaq, Sueddeutsche Zeitung ka thënë se i dyshuari ka pasur probleme psikologjike. Por, Minsitria e Brendshme nuk ka konfirmuar apo mohuar këto raportime.

XS
SM
MD
LG