Ndërlidhjet

Gjuriq vizitoi Zveçanin për Pashkët ortodokse


Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë

Në mesnatën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, shefi i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka marrë pjesë në liturgjinë për Pashkët ortodokse, në manastirin në Banjsko, afër Zveçanit.

Gjuriq ka thënë se shteti i Serbisë gjithmonë do të jetë pranë popullit të saj në Kosovë.

“Ne serbët jemi popull i vogël numerikisht, por popull trim dhe liridashës. Do të mbijetojmë dhe do të qëndrojmë këtu në Kosovë. Do të dimë, si Serbi, ta mbrojmë popullin tonë në Kosovë, sepse këtu tash e 1 mijë vjet është ndërtuar identiteti i popullit serb në tërësi. Të jeni të sigurt se kjo do të vazhdojë. Porosia nga Kosova, për këto Pashkë, është këmbëngulja, qëndresa dhe dashuria ndaj të gjithëve”, ka thënë Gjuriq.

Vizita e Gjuriqit në Banjska është vizita e parë në Kosovë, pas arrestimit të tij në Mitrovicë nga autoritetet e sigurisë së Kosovës, me 26 mars.

Për vizitën me karakter fetar, në Banjska, Gjuriqit i është lëshuar leja nga autoritetete Kosovës.

XS
SM
MD
LG