Ndërlidhjet

Krime: Pesë të vdekur nga një aksident trafiku


Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoritetet në rajonin e Krimesë kanë thënë se pesë persona kanë vdekur, pasi një tren udhëtarësh është përplasur me një minibus.

Të paktë tre persona të tjerë janë lënduar në këtë aksident, i cili ka ndodhur në një autostradë që kalon përmes qytetit verior Armyansk.

Dy prej tyre besohet se janë në gjendje më të të rëndë.

Sipas autoriteteve, viktimat dhe të lënduarit janë pasagjerë të minibusit.

Rusia e ka aneksuar ilegalisht gadishullin e Krimesë nga Ukraina në mars të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG