Ndërlidhjet

Gjashtë të vdekur pas sulmit me bombë në Afganistan


Ilustrim.
Ilustrim.

Raportimet nga Afganistani ka njoftuar se të paktën gjashtë civilë janë vrarë nga një sulm me bombë afër një xhamie në Provincën Herat.

Zëdhënësi i kësaj province, Jilani Farhad, ka thënë se në mesin e të vdekurve janë katër fëmijë, dy vajza dhe dy djemë.

Farhad ka thënë se nëntë fëmijë të tjerë janë plagosur në qytetin Shindand.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Qyteza Shindad është rreth 11 kilometra larg bazës strategjike të forcave ajrore të Afganistanit dhe misionit të NATO-s.

XS
SM
MD
LG