Ndërlidhjet

Indi: Autobusi bie në një grykë malore, dhjetëra fëmijë të vdekur


Ilustrim.

Të paktën 30 persona, shumica prej tyre fëmijë kanë vdekur pasi një autobus i shkollës është rrëzuar në një grykë në një rajon malor në Indi, kanë njoftuar zyrtarët.

Shumica e pasagjerëve kanë qenë të moshës 10 vjeçare, ka njoftuar policia.

Ngasësi i autobusit dhe dy mësues po ashtu kanë vdekur si pasojë e aksidentit të së hënës.

Incidenti ka ndodhur në pjesën veriore të Himachal Pradesh.

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Indi për shkak të rrugëve të vjetra dhe ngasjes së dobët të makinave.

“Autobusi ka rënë në një grykë 61 metra të thellë, duke lënë të vdekur 27 nxënës, dy mësues dhe ngasësin”, ka njoftuar polici lokal, Santosh Patyal për agjencinë e lajmeve AFP.

Zyra e kryeministrit indian, Narendra Modi përmes një postimi në Twitter ka thënë se kryeministri është “pikëlluar” pas lajmeve për incidentin.

“Lutjet dhe solidariteti im shkojnë për ata që kanë humbur të dashurit e tyre në aksident”, është cituar të ketë thënë ai.

Autoritetet e rajonit indian kanë bërë thirrje për nisjen e një hetimi pas këtij incidenti.

XS
SM
MD
LG