Ndërlidhjet

Yulia Skripal lirohet nga spitali britanik


Spitali në Sallsbëri.

Yulia Skripal, vajza e ish-spiunit rus, Sergei Skripal ëshë liruar nga spitali, ka raportuar BBC.

Transmetuesi britanik ka thënë se 33 vjeçarja është liruar nga Spitali në Sallsbëri dhe është dërguar në një vend të sigurt.

Një zëdhënës për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se ajo është ka dalë nga spitali në orën 9:30.

Sergei Skripal, 66 vjeçar dhe vajza e tij janë trajtuar në spital pasi i janë ekspozuar një toksine, si pasojë e së cilës janë gjetur pa ndjenja afër një stoli në Sallsbëri.

Përmes një deklarate, policia ka njoftuar javën e kaluar se shëndeti i vajzës së ish-spiunit është duke u “përmirësuar shpejt”.

Qeveria britanike akuzon qeverinë e presidentit rus, Vladimir Putin për tentim-vrasjen e Skripalëve me agjent nervor të kategorisë ushtarake të njohur Noviçok, që fillimsht ishte zhvilluar në Bashkimin Sovjetik.

Rusia kundërshton përfshirjen në këtë helmim, që ka nxitur krizë diplomatike në mes të Moskës dhe Perëndimit.

XS
SM
MD
LG