Ndërlidhjet

Gaboni dëbon për në Turqi tre gylenistë


Flamuri i Turqisë, foto ilustrim

Shteti i Gabonit ka dëbuar për në Turqi tre shtetas turq, që dyshohen se kanë lidhje me lëvizjen e klerikut fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja zyrtare e fajëson për tentim grusht-shtetin më 2016.

Tre qytetarët turq kanë arritur në Turqi, ka njoftuar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur para ligjvënësve të partisë së tij Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, Erdogan është zotuar se do të vazhdojë përndjekjen e mbështetësve të Gulenit “pavarësisht se ku ata të jenë”.

“Gaboni ka kthyer në Turqi tre gylenistë të rëndësshëm. Nuk ka rëndësi se ku ikin ata, ne do t’i gjejmë”, ka thënë Erdogan.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, duke cituar burime të sigurisë ka thënë se tre të dyshuarit janë kapur gjatë një operacioni të kryer nga inteligjenca turke. Sipas kësaj agjencie, të dyshuarit janë sjell në Turqi dhe u janë dorëzuar autoriteteve të cilët po i marrin në pyetje.

Tre të dyshuarit thuhet se kanë punuar në shkollat që udhëhiqen nga rrjeti i Gulenit. Sipas agjecisë Anadolu, ata janë arrestuar më 23 mars në Gabon dhe Ankaraja i akuzon ata për pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Turqia e konsideron lëvizjen Hizmet të Fethullah Gulenit organizatë terroriste.

XS
SM
MD
LG