Ndërlidhjet

Orban thotë se do të bëjë “ndryshime të rëndësishme” në qeverinë e re


Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë sot se do të bëjë “ndryshime të rëndësishme” në qeverinë e tij të re.

“Do të formohet një qeveri e re”, ka thënë Orban, i cili ka fituar mandatin e tretë radhazi si kryeministër, në zgjedhjet e përgjithshme që janë mbajtur të dielën.

“Duam të formojmë një kabinet të ri, prandaj mund të priten ndryshime të rëndësishme”, ka thënë ai.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, partia Fidesz e Orbanit ka fituar 134 vende nga 199 sa janë gjithsej në parlamentin hungarez.

Orban, 54 vjeç, i cili ka shërbyer si kryetar i qeverisë edhe nga viti 1998 deri më 2002, ka bërë fushatë mbi një platformë të fuqishme kundër migrantëve dhe votimet e së dielës i ka cilësuar si “shans për hungarezët për të rikthyer vendin e tyre”.

XS
SM
MD
LG