Ministria e Mbrojtjes e Algjerisë konfirmoi se 257 njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak në këtë vend.
Shumica e viktimave janë ushtarë dhe familjarë të tyre.
"Avioni është rrëzuar pranë aeroportit Boufarik, në veri të Algjerisë, duke shkaktuar vdekjen e 247 pasagjerëve dhe 10 anëtarëve të ekuipazhit", thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Shkaku i incidentit mbetet i paqartë.
Boufarik ndodhet rreth 30 kilometra larg kryeqytetit algjerian.
Katër vjet më parë në Algjeri, një avion që bartte personel ushtarak dhe familjarë, është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e 77 personave.