Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Protestë me trupa të viktimave para selisë së OKB-së


Republika e Afrikës Qendrore - foto arkivi

Protestuesit kanë vendosur së paku 16 trupa para selisë së Kombeve të Bashkuara në Republikën e Afrikës Qendrore.

Ata kërkuan që t'i jepet fund dhunës, duke thënë se trupat janë të civilëve të vrarë të martën, në përleshjet midis forcave të OKB-së dhe grupeve të armatosura në një lagje të kryeqytetit Bangui.

Misioni i OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore nuk e ka komentuar ende protestën.

Trupat e tij kanë nisur një operacion të dielën, për të çarmatosur një milici në lagjen PK5.

Milicia e vetëshpallur myslimane pretendon se mbron banorët.

Republika e Afrikës Qendrore është zhytur në trazira në vitin 2013, kur rebelët myslimanë nga grupi ombrellë Seleka kanë marrë pushtetin në vendin me shumicë të krishterë.

Një grup i milicive kryesisht të krishtera është ngritur për t'iu kundërvënë Selekës.

Qeveria e re, e zgjedhur në vitin 2016, ka dështuar të sjellë paqe në Republikën e Afrikës Qendrore, e cila mbetet e paqëndrueshme prejse ka shpallur pavarësinë nga Franca, në vitin 1960.

XS
SM
MD
LG