Ndërlidhjet

Paul Ryan do të largohet nga Kongresi


Paul Ryan
Paul Ryan

Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Paul Ryan, nuk do të garojë për rizgjedhje këtë vit.

Ligjvënësi më i fuqishëm republikan i Kongresit tha se nuk do të kandidojë për mandat të ri në rrethin e tij në Uiskonsin, në zgjedhjet afatmesme të nëntorit.

Kjo shihet si goditje e madhe për republikanët, të cilët do të sfidohen nga demokratët për ruajtjen e kontrollit në Dhomën e Ulët.

Me vendimin e tij, Ryan u bashkohet afro 30 republikanëve që kanë njoftuar këtë vit se do të tërhiqen.

Demokratëve u duhen 23 ulëse për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Ryan tha se vendimi i tij lidhet me familjen.

Ai tha se nuk dëshiron të mbahet në mend nga tre fëmijët e tij vetëm si "baba i fundjavave".

Ryan tha se do të tërhiqet në janar pas mbarimit të mandatit.

XS
SM
MD
LG