Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Qeveria e Zaevit i mbijeton mocionit të opozitës


Kryeministri Zoran Zaev në Kuvendin e Maqedonisë. Foto nga arkivi

Në Kuvendin e Maqedonisë nuk ka kaluar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev, që ishte ngritur nga partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE.

Pak pas mesnate, me 62 vota kundër, u hodh poshtë mocioni për mosbesimin e Qeverisë së Maqedonisë, ndërkohë që VMRO-DPMNE e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski arriti të sigurojë vetëm votat e 40 deputetëve, të cilët votuan kundër Qeverisë aktuale, përderisa 2 deputetë kanë abstenuar.

Pak para votimit për mocionin, kryeministri Zaev i ka bërë thirrje opozitës që të tregohet më konstruktive në funksion të interesave të shtetit, i cili është në prag të proceseve euro-integruese.

Partia VMRO-DPMNE mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë e ka arsyetuar me një varg dështimesh në planin ekonomik, ndikimin politik në gjyqësor si dhe, siç ka thënë, paaftësinë e kuadrove nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim për të drejtuar institucionet shtetërore.

Përderisa deputetët socialdemokratë thanë se VMRO-DPMNE po bën teatër dhe se mocioni për mosbesimin e Qeverisë e shfrytëzon si arsyetim, që deputetët e kësaj partie të kthehen në Kuvend, pas një periudhe të gjatë të bojkotimit të seancave plenare.

XS
SM
MD
LG