Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Ministri i Jashtëm grek viziton Kosovën


Nikos Kotzias

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të qëndrojë sot në një vizitë pune në Kosovë.

Ai pritet që në Prishtinë të zhvillojë një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pas takimit, të dy ministrat kanë paralajmëruar dhe një konferencë të përbashkët për media.

Diplomati grek do të takohet edhe me presidentin, Hashim Thaçi.

Kotzias vjen në Kosovë pas vizitave në Serbi dhe Maqedoni.

Gjatë vizitës në Beograd, Kotzias ka thënë se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka sqaruar se zyra tregtare e Kosovës në Athinë nuk do të jetë përfaqësi diplomatike.

"Qysh në vitin 2011 dhe 2014, në kohën e qeverisë së atëhershme, është rënë dakord të hapet zyra tregtare e Kosovës. Zyra tregtare në Athinë, kur të hapet, nuk do të jetë përfaqësim diplomatik i Kosovës. Kjo nuk është rënë dakord dhe nuk është paraparë", ka thënë Kotzias.

XS
SM
MD
LG