Ndërlidhjet

Afganistan: Vritet një guvernator lokal në një sulm të talibanëve


Ilustrim
Ilustrim

Militantët talibanë kanë kryer sulme ndaj ndërtesës e një ndërtesë qeveritare në juglindje të Afganistanit, duke vrarë dhjetëra persona, përfshirë edhe guvernatorin lokal, kanë thënë zyrtarët.

Zyrtarët provincial kanë thënë se guvernatori, policia dhe zyrtarët e inteligjencës janë në mesin e të vrarëve në sulmin në qarkun Kvaja Omari, në provincën Ghazni.

Zëvendësshefi i Policisë në këtë rajon, Ali Mogsini ka thënë se 25 luftëtarë talinavë janë vrarë gjatë përleshjeve me policinë.

“Sulmi ka përfunduar dhe qarku është nën kontrollin e forcave të sigurisë afgane”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG