Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Rasti Skripal: Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike konfirmon gjetjet e Britanisë


Britani

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) ka konfirmuar analizat e kryera nga Britania mbi agjentin nervor të përdorur në helmimin e ish-spiunit rus dhe vajzës së tij.

Në gjetjet e publikuara, OPCW ka thënë se hetuesit janë pajtuar me gjetjet e Britanisë.

Megjithatë, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike nuk ka përmendur emrin e substancën me të cilin është kryer sulmi, por ka thënë se ka qenë e një “pastërite të lartë”.

Britania e akuzon Rusinë se ka tentuar që të vrasë ish-spiunin rus, Sergei Skripal dhe vajzën e tij Yulia, me agjent nervor të njohur si Novichok, që është prodhuar në Bashkimin Sovjetik.

Rusia mohon çdo përfshirje në këtë rast.

Përmes një deklarate për media, Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson ka thënë sot se “nuk ka asnjë dyshim se cila substancë është përdorur” në këtë sulm.

“Nuk ka asnjë shpejgim tjetër për atë se kush është përgjegjës – vetëm Rusia ka mjetet dhe motivin”, ka shtuar ai.

Skripalët ishin dërguar në spital më 4 mars, pasi ishin gjetur pa ndjenja në një stol në Sallsbëri të Britanisë.

Yulia Skripal më 10 prill është liruar nga spitali, ndërkaq babai i saj, Sergei vazhdon të jetë i shtrirë në spital, por mjekët kanë thënë se ai më nuk është në gjendje kritike.

XS
SM
MD
LG