Ndërlidhjet

Ryan mbështet togerin Kevin McCarthy për zëvendësimin e tij


Paul Ryan

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, i cili ka habitur Uashingtonin me vendimin e tij për heqje dorë nga pozita në Kongres në fund të vitit, ka mbështetur publikisht togerin e lartë, Kevin McCarthy, si personin më të mirë për ta zëvendësuar.

Republikani nga Kalifornia, Kevin McCarthy, që pritet të zë vendin e Ryan, duket të ketë fituar edhe mbështetjen e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e konsideron McCarthyn si aleat, ka raportuar agjencia e lajmeve, Associated Press.

“Të gjithë mendojmë se Kevin është personi i duhur”, ka thënë Ryan, gjatë një interviste për NBC.

Ryan ka thënë se është në dijeni se largimi i tij do të komplikojë përpjekjet e Partisë Republikane për të fituar kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet kongresionale të nëntorit, duke shtuar se shpreson që partia e tij të anashkalojë debatin rreth asaj se kush mund ta zëvendësojë.

McCarthy pritet të përballet me republikanin Steve Scalise për njërën nga pozitat më të larta në SHBA.

Associated Pres ka cituar zyrtarë anonimë, që duket të kenë thënë se Trump ka shprehur privatisht shpresat e tij që McCarthy të fitojë këtë pozitë.

XS
SM
MD
LG