Ndërlidhjet

Mali i Zi po mban zgjedhjet presidenciale


Ilustrim.
Ilustrim.

Në Malin e Zi kanë filluar zgjedhjet presidenciale, të cilat pritet t’i fitojë Millo Gjukanoviq, i cili ka qenë gjashtë herë kryeministër dhe një herë president i këtij vendi.

Këto votime janë cilësuar vendimtare për Malin e Zi, lidhur me atë nëse do të vazhdojë rrugën Perëndimore për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian apo do të kthehet mbrapa në orbitën e Rusisë.

Sondazhet e fundit nga Qendra për Tranzicion Demokratik kanë parashikuar se Gjukanoviq do të fitojë 50.6 përqind, mjaftueshëm sa për të fituar raundin e parë.

Kjo Qendër po ashtu ka treguar se ish-ligjëvënësi Mlladen Bojaniq, i cili mbështetet nga shumica e partive opozitare, përfshirë edhe grupet pro-ruse, mund të fitojë rreth 35.5 përqind.

Të pesë kandidatët e tjerë sipas parashikimeve mund të fitojnë pak mbështetje.

“Unë synoj të vazhdoj me politikën e lidhjes së shteteve dhe fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit më të madh për integrim evropian, pasi që Mali i Zi është vendi lider në rajon në këtë proces”, ka thënë Gjukanoviq gjatë fushatës.

Në rast se asnjëri nga kandidatët nuk fiton shumicën e votave në raudin e parë, balotazhi do të mbahet më 29 prill.

XS
SM
MD
LG