Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Rusia mund të ketë “manipuluar” provat në sulmin në Duma


Foto nga arkivi

Rusia mund të ketë manipuluar me vendin ku ka ndodhur sulmi i dyshuar kimik në Duma të Sirisë, ka thënë i dërguar i SHBA-së në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, duke i bërë thirrje këtij organi që të dënojë përdorimin e vazhdueshëm të këtyre armëve.

Këto komente vijnë pas një takimi me dyer të mbyllura të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), pas sulmit më 7 prill në Duma, ku u vranë dhjetëra persona.

“Ky këshill është vonuar që të dënojë Qeverinë siriane për përdorimin e armëve kimike”, ka thënë ambasadori amerikan, Kenneth Ward, raporton Reuters.

“Sipas mendimit tonë, rusët mund ta kenë vizituar vendngjarjen. Është shqetësuese pasi ata mund të kenë manipuluar provat, me qëllim që të pengojnë përpjekjet e misionit të OPCW për gjetjen e fakteve dhe për të kryer një hetim efektiv”, ka thënë tutje ai.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kanë kryer sulme ajrore të premten, në tri lokalcione ku dyshohet se ka pasur armë kimike.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se sulmet kanë kryer misionin, që ishte për të minuar përpjekjet e Qeverisë siriane për të prodhuar dhe përdorur armë kimike.

Inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike do të vizitojnë vendin ku ndodhi sulmi në Duma, për të mbledhur prova, për të intervistuar dëshmitarët, me qëllim që të hetojnë nëse helmet e ndaluara janë përdorur në sulmin e 7 prillit.

Pamje pas sulmit të dyshuar kimik në Duma të Sirisë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:36 0:00

XS
SM
MD
LG