Ndërlidhjet

Stefanoviq: Serbia nuk do t'i vë kurrë sanksione Rusisë


Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, foto nga arkivi.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, foto nga arkivi.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq tha se vendi i tij nuk do t’i vendosë kurrë sanksione Rusisë dhe as nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Ai i bëri këto komente gjatë shqyrtimit të projekligjit për sistemin e planfikimit në Kuvendin e Serbisë.

“Falë (presidentit serb) Aleksandar Vuçiq, i cili e ka thënë këtë shumë herë, as kjo Qeveri as ky shtet nuk i vë sanksione Federatës Ruse”, tha Stefanoviq, për të shtuar se Vuçiq ka fuqi politike për të vendosur diçka të tillë, duke qenë i vetëdijshëm edhe për pasojat.

Perëndimi i ka vënë sanksione Rusisë për shkak të ndërhyrjes në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara si dhe për rolin e saj në konfliktin në Ukrainë.

Javën e kaluar, Departamenti amerikan i Thesarit ka vënë sanksione të reja mbi disa manjatë rusë të lidhur me presidentin rus, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG