Ndërlidhjet

Tusk: S'ka marrëveshje për Brexit pa zgjidhur çështjen e kufirit me Irlandën


Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Nuk do të ketë marrëveshje për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian dhe as marrëveshje tranzicioni derisa nuk zgjidhet çështja e kufirit me Irlandën, tha presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

"Vendimi i Britanisë për Brexit ka shkaktuar problem dhe Britania duhet ta zgjidhë atë".

"Pa zgjidhje, nuk do të ketë marrëveshje për tërheqje e as për tranzicion", tha Tusk, duke folur para Parlamentit Evropian në Strasburg.

Negociatorët e Brexit-it do të takohen sot për të vlerësuar nëse ka përparim në çështjen e kufirit irlandez.

Britania dhe BE-ja janë pajtuar se nuk duhet të ketë "kufi të vështirë", por diferencat mbeten në atë se si të arrihet ky qëllim.

Britania duhet të largohet nga BE-ja deri në mars të vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG