Ndërlidhjet

Senatori amerikan do të votojë kundër Pompeos


Senatori, Robert Menendez, foto nga arkivi.
Senatori, Robert Menendez, foto nga arkivi.

Senatori amerikan, Robert Menendez, demokrat në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme, ka thënë se ai kundërshton nominimin e presidentit amerikan, Donald Trump që Mike Pompeo të jetë Sekretari i ardhshëm i Shtetit, transmeton Reuters.

Menendez ka bërë të ditur njoftimin e tij gjatë një fjalimi në një kompani në Uashington.

Pompeo, aktualisht shef i CIA-s mund të emërohet në pozitën e re pa mbështetjen e plotë të Senatit.

Mirëpo kjo do ta bënte atë të nominuarin e parë për Sekretar Shteti që nuk do të fitojë mbështetjen e panelit, duke dobësuar figurën e tij edhe nëse fiton mandatin.

XS
SM
MD
LG