Ndërlidhjet

Trump do të "largohet" nëse takimi me Kimin nuk ka rezultate


Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se nëse negociatat me liderin verikorean, Kim Jong-un nuk do të jenë të frytshme, “ai do të largohet”.

Në një konferencë të përbashkët, Trump dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe ka thënë se duhet të mbahet presion maksimal ndaj Koresë Veriore për denuklearizim.

Kryeministri Abe është duke qëndruar në ambientet e presidentit Trump në Florida për të negociuar.

Më 18 prill, Trump ka konfirmuar se shefi i CIA-s, Mike Pompeo, ka bërë një udhëtim sekret në Korenë Veriore për t’u takuar me Kimin.

Ai ka thënë se Pompeo ka krijuar “marrëdhënie të mira” me Kimin dhe se takimi është zhvilluar lehtas.

Kjo vizitë ka shënuar takime të nivelit më të lartë në mes të SHBA-së dhe Koresë Veriore nga viti 2000.

XS
SM
MD
LG