Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BE paralajmëron Venezuelën për sanksione të reja


Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar të enjten për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Venezuelës, duke kërcënuar për “masa adekuate” nëse demokracia e këtij vendi do të dëmtohet nga procesi zgjedhor.

Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini, ka thënë përmes një deklarate se ajo ndjen keqardhje për mënyrën se si autoritetet nën udhëheqjen e presidentit Nicolas Maduro kanë bërë thirrje për zgjedhje legjislative dhe presidenciale pa ndonjë marrëveshje lidhur “me kushtet për një proces të besueshëm dhe gjithpërfshirës”.

“Bashkimi Evropian do të monitorojë nga afër procesin zgjedhor dhe zhvillimet tjera duke qëndruar e gatshme për të reaguar me masa adekuate për çdo vendim që mund të vazhdojë të dëmtojë demokracinë dhe sundimin e ligjit”.

Ajo ka thënë se të gjitha palët duhet të lejohen të kenë zgjedhje të drejta në shtet.

Javën e kaluar nën-presidenti amerikan, Mike Pence u ka thënë liderëve rajonalë që duhet bërë më shumë për të izoluar Maduron.

Bashkimi Evropian ka sanksionuar Venezuelën vitin e kaluar duke akuzuar Maduron për shkelje të të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG