Ndërlidhjet

Alabama ekzekuton vrasësin 83 vjeçar


Ilustrim.

Shteti i Alabamas ka ekzekutuar një 83 vjeçar të dënuar për vrasje me letër-bombë.

Ai është i burgosuri më i vjetër që është dënuar me vdekje në kohën moderne.

Autoritetet kanë thënë se Walter Leroy Moody Junior është ekzektuar me injeksion vdekjeprurës mbrëmjen e 19 prillit në Atmore, Alabama.

Zyrtarët e burgut kanë thënë se ai nuk ka bërë ndonjë deklaratë të fundit.

Ky rast përbën ekzekutimin e tetë këtë vit në Shtetet e Bashkuara.

Qendra Informuese për Dënimet me Vdekje ka thënë se burri i vrarë ëshë kthyer në të burgosurin më të vjetër që është përballur me këtë ndëshkim prej kthimit të ekzekutimeve në këtë shtet në vitet 1970.

Moody është dënuar për vrasjen e gjyqtarit, Robert S. Vance në Birmingam, Alabama më 1989.

Vance ka vdekur sapo ka hapur letrën në shtëpinë e tij.

Ai po ashtu është dënuar për një bombë që ka lënë të vdekur Robert E. Robinson, i cili ka qenë përkrahës i të drejtave të personave me ngjyrë nga Savannah.

XS
SM
MD
LG