Ndërlidhjet

Britania mbështet anëtarësimin e Zimbabvesë në Komonuelth


Ilustrim.
Ilustrim.

Britania ka thënë të premten se mbështet sërish anëtarësimin e Zimbabvesë në Komonuelth pas zgjedhjeve që do të mbahen këtë vit.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet fuqishëm rianëtarësimin e Zimbabvesë së re, që është e përkushtuar për reforma politike dhe ekonomike që janë në funksion të të gjithë personave”, ka thënë Zyra për Marrëdhënie me Jashtë.

Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, duke folur në margjina në takimin e Komonuelthit ka thënë se zgjedhjet e korrikut do të jenë shumë të rëndësishme për rrugën e Zimbabvesë së re.

Qeveria e Zimbabvesë duhet të ofrojë zgjedhje të lira për popullin e saj ashtu siç edhe ka premtuar”, ka thënë ai.

Presidenti, Robert Mugabe ka larguar Zimbabvenë nga Komonuelthi më 2003, pasi është kritikuar për zgjedhje të dyshimta.

XS
SM
MD
LG